Nju Delhi drejt mbylljes totale nga smogu toksik

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Lartë e Indisë ka bërë thirrje për një bllokim në kryeqytetin Nju Delhi për të mbrojtur qytetarët nga smogu toksik.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin indian ka qenë jashtë normave gjatë javëve të fundit.

Të hënën, gjykata urdhëroi autoritetet të ndalonin të gjitha udhëtimet jo thelbësore dhe të mbyllnin zyrat teksa miliona njerëz do të detyrohen të punojnë nga shtëpia nëse vendoset bllokimi dhe është e paqartë se sa mund të zgjasë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Shkollat tashmë janë mbyllur për një javë për të shmangur fëmijët nga ajri i ndotur.

Nju Delhi renditet si një nga qytetet më të ndotura në botë, me një përzierje të rrezikshme të emetimeve të fabrikave, automjeteve dhe tymit nga zjarret bujqësore.

Kryeministri Arvind Kejriwal tha se qeveria e tij do të shqyrtojë sugjerimin e gjykatës pas konsultimit me palët e interesuara.

“Bllokimi ndaj ndotjes nuk ka ndodhur kurrë më parë. Do të jetë një hap ekstrem,” shtoi ai.

Kejriwal tha se aktiviteti i ndërtimit do të ndalet për katër ditë për të ulur pluhurin nga vendet e gjera dhe të hapura.

Bordi Qendror i Kontrollit të Ndotjes të premten këshilloi autoritetet që të përgatiten “për zbatimin e masave në kategorinë “emergjente”.

Ai shtoi se cilësia e dobët e ajrit ka të ngjarë të zgjasë të paktën deri më 18 nëntor për shkak të “erërave të ulëta me kushte të qeta gjatë natës”.

Spitalet raportuan gjithashtu një rritje të pacientëve që ankoheshin për vështirësi në frymëmarrje.

“Ne po marrim 12-14 pacientë çdo ditë në urgjencë, kryesisht gjatë natës, kur simptomat shkaktojnë gjumë të shqetësuar dhe panik”, tha një doktor.

Të ngjashme