NLB ndihmon Shtëpinë e të Moshuarve në prag të festave të fundvitit

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 10:37 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

NLB Banka ka dhënë donacion për të përmirësuar kushtet e banimit në Shtëpinë e  të Moshuarve në Prishtinë në prag të festave të fundvitit.

Me këtë donacion janë blerë krevate, dyshekë, sirtarë, dollapë, perde, mobile, shporet, makinë për larjen e rrobave, televizor, janë riparuar muret nga rrjedhja e ujit ne korridore, është ngjyrosur salla e ushqimit dhe janë përmirësuar shumë pjesë tjera te shtëpisë, raporton Ekonomia Online.

Raze Aliqkaj drejtoreshë e shtëpisë se pleqve tha se ndihet e lumtur për ndihmën e marrë nga NLB Banka.

“Kemi kënaqësinë dhe ndihem të lumtur që kemi marr një mbështetje të madhe nga NLB, unë ju falenderoj nga zemra që e kanë shpreh vullnetin e mirë me na mbështet në avancimin e kushteve”.

Albert Lumezi, drejtor i bankës NLB tha se ndjejnë përgjegjësi të kujdesen për komunitetin ku jetojnë.

“Krahas rritjes së rezultateve e kemi edhe kujdesin dhe rritjen e përgjegjësisë ndaj komunitetit ku jetojmë këtë vit duke parë gjendjen e vështirë të shtëpisë së pleqve, kemi vendos të ndihmojmë që të ndikojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës ne këtë shtëpi”.

Vesel Makolli, zëvendësministër tha se është kënaqësi kur sheh që kjo shtëpi po ndihmohet.

“Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo krejt e përtojnë moshën e tretë. Është mirë që këtij institucioni t’i ndihmojmë, edhe pse e ka vijën buxhetore prapë ka nevojë me u ndihmuar. Përkujdesja për këtë moshë, është respekt edhe për Zotin. Kjo është një farë forme bamirësi ka vlerë barabartë respektit të perëndisë”, tha ai.

Ambasadori slloven Bojan Bertoncelj, tha se është e rëndësishme të punohet për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Është shumë e rëndësishme për mu me qenë këtu. Banka NLB është një nga kompanitë më të rëndësishme në Kosovë, për shkak se punon dhe kujdeset dhe punon drejt përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve në Kosovë. Ashtu njëjtë si Sllovenia punon në vendin e vet dhe unë si ambasador slloven në Kosovë jam shumë i lumtur që NLB ka mundësi që të kontribuojë për Kosovën dhe për qytetarët në përgjithësi dhe në veçanti për të moshuarit”, tha ambasadori.

Të ngjashme