Reperi shqiptar, Noizy, ka mbajtur një koncert së fundmi, prej ku ka fyer reperët e Babastars.
Babastars të cilët janë shumica nga Prishtina, nuk do ta mirëpresin gjestin e fundit nga Noizy.
Në koncertin e fundit të mbajtur në Prishtinë të organizuar nga Ipko hej, Noizy shihet teksa fyen anëtarët e Babastars dhe gjithë la-belin.
Ai në një moment ndal një prej këngëve nxit publikun të brohorasin “Fuck Babastars”.
Këto fyerje të rënda Noizy nuk i ka kursyer në shumë koncerte, por befasia qëndron në atë që ai e bëri këtë në Prishtinë.
Noizy njihet për konfliktin e tij me Babastars i cili ka rrënjët shumë kohë më parë.