Në Shqipëri të dielën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.
Ndonëse rezultatet finale ende nuk janë shpallur, shumë prej njerëzve dhe figurave publike kanë nisur të urojnë Edi Ramën për fitoren, pasi aktualisht Partia Socialiste është në epërsi.
Një fitoreje të tillë duket se po i gëzohet edhe reperi i njohur shqiptar, Noizy – gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Ai ka rishpërndarë në InstaStory një imazh të Edi Ramës, duke shkruar në mbishkrimin e saj, se po i bëhet qejfi që ai po fiton dhe se me fitoren e tij Durrësi (që është qyteti prej nga ka prejardhjen), do të bëhet me port të ri – pasi është një nga premtimet e kryeministrit Rama.
“Dhe tani Durrsi do behet nje nga portet me te bukura në bote mezi pres”, shkruan reperi në InstaStory.
Ndërkohë një bindje të kundërt politike ka rivali i dikurshëm i Noizyt në hip-hop, Stresi.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj – Stresi ka mbështetur vazhdimisht Partinë Demokratike të Shqipërisë, gjera përmes një postimi të fundit në InstaStory ka paralajmëruar luftë civile, nëse kjo parti nuk shënon fitore.