Noizy krenar me Erën: Ne nuk arritëm ta bëjmë, por ajo ia doli

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 16:38 | Nga

Vajzat shqiptare po vazhdojnë të ba bëjnë krenarë në gjithë botën.

Kësaj radhe ato kanë “pushtuar” futbollin, me paraqitjet e tyre në mënyra të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Era Istrefi këndon himnin e Kampionatit Botëror, Dua Lipa këndon në ceremoninë finale të “Champions League”, ndërsa Rita Ora ka bashkaur forcat me UEFA-n për të përkrahur futbollin e vajzave.

Suksesi i Erës është ai që po përmendet këto ditë, madje kënga që do të dëgjohet gjatë gjithë Botërorit sot është publikuar edhe në YouTube.

Nuk kanë munguar as reagimet e artistëve tanë, të cilët kanë dhënë vetëm fjalë të mira për Erën dhe padyshim se janë shprehur shumë krenarë.

E një prej tyre është edhe reperi Noizy, i cili menjëherë pas publikimit të këngës së Erës e postoi atë në llogarinë e tij në Instagram.

“Ne nuk e bëm në Kupën Botërore, por Era e bëri”, ka qenë mbishkrimi që Noizy i la statusit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme