Pas protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës, ku morën pjesë shumë qytetarë, Nol Nushi ka ngacmuar ata që talleshin me numrin e anëtarëve të Partisë Socialdemokrate.
Nëpër rrjete sociale jo rrallëherë janë tallur me PSD’në, duke shkruar se një picë familjare do t’u mjaftonte gjithë partisë.
“Ku janë qato pica familjare që i përmenshit?”, ka shkruar Nushi.
Ndryshe, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në rrjete sociale pas protestës që mbajtën sot te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës,
Ai ka paralajmëruar edhe protesta, aksione e tubime të tjera, derisa ka bashkangjitur disa fotografi nga protesta e sotme.
“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj.