Nora Istrefi publikon fotografi me bikini nga pushimet në Turqi

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, gjatë këtyre ditëve ka qenë duke shijuar pushimet në Turqi.

Ajo qëndroi disa ditë në shtetin turk së bashku me ish-partnerin e saj, Robert Berishën dhe vajzën e tyre të vetme, Renee.

Derisa vazhdojnë të qarkullojnë lajme të ndryshme në faqet rozë, 35 vjeçarja ka hedhur një imazh të vetes në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fotografi ku shfaqet me bikini, nëpërmjet së cilët thekson linjat e bujshme trupore.

Pamjen e ka kompletuar me një kapelë plazhi e vathë ari, e po ashtu edhe me një byzylyk rreth dorës.

Nora përkujdeset në masë të madhe për fizikun e pamjen e jashtme, e cila pavarësisht që është nënë duket gjithnjë në top formë.

Në anë tjetër, Roberti në një intervistë të dhënë së fundmi u pyet nëse është ribashkuar me Norën, përgjigja e të cilit befasoi duke shtuar se: ‘Nuk jemi ndarë asnjëherë, por që mbetet të shihet në vijim’. /Telegrafi

Të ngjashme