Nora shfaqet e mrekullueshme në pozat e reja

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Përveçse e pëlqyer për hitet muzikore, Nora Istrefi admirohet edhe për dukjen e saj.

Këngëtarja përcillet nga më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram, kur shpërndan imazhe nga jeta dhe karriera e saj.

Në profilin e bukuroshes nuk mungojnë edhe fotografitë dhe videot, përmes të cilave i tregon hiret e veta.

Gjatë të hënës, Nora ka shpërndarë fotografi, në të cilat ka pozuar në mënyrë tërheqëse. Me gjoksin në plan të parë, ajo e ka publikuar edhe një video të shkurtër në të cilën bën disa lëvizje atraktive me veshjen në formë sutienesh në pjesën e sipërme.

Këtë veshje të kombinuar me pantallona, këngëtarja e ka pasur gjatë njërës prej performancave të saj të fundit. /Telegrafi

Të ngjashme