Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot ushtruesin e detyrës të zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Evropiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.
Raportohet se, përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon, transmeton Koha.net.
Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.
Siç raportojnë mediat serbe, Palmer ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për dialogun midis Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, në çfarëdo forme që pjesëmarrësit e dialogut e konsiderojnë të dobishme.
e Palmer theksohet se kanë qenë të njëmendjeje se bisedimet paqësore dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura janë vendimtare për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.