Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës anti-Covid për Kosovën

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka bërë të ditur se dhuron 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Republikën e Kosovës.

Përmes Twitter-it është bërë e ditur se kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë me të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Kosova mbështetet nga Ekipi i Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucionet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme