Rreth 1/3 e makinave që u shitën në Norvegji gjatë vitit të kaluar ishin elektrike. Ky është një rekord i ri botëror, ndërsa vendi po përpiqet t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025.
Në përpjekje për të reduktuar sasinë e çliruar të karbonit, Norvegjia po promovon makinat me bateri, duke reduktuar taksat për to dhe duke ofruar benefite se parkimi falas apo pikat e shumta të rikarikimit.
Federata Norvegjeze e Rrugëve thotë se shitjet e makinave elektrike janë rritur në 31.2 % në 2018-n, në krahasim me 20.8 % të vitit 2017 dhe vetëm 5.5% në 2013-n, ndërsa shitjet e makinave me naftë e benzinë janë në rënie.
Norvegjia synon ta zerojë emetimin e karbonit deri në 2025-n. Por ka ende për të bërë. 2/3 e makinave ose 148 000 të tilla me karburant janë shitur në vitin 2018-n në Norvegji.
Shifrat e bëjnë Norvegjinë lider në shitjen e makinave elektrike në raport me numrin e banorëve.
Përdorimi i makinave elektrike në Norvegji është pjesë e strategjisë së saj, si prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Europën Perëndimore, për t’u orientuar drejt një ekonomie më miqësore me mjedisin. Islanda renditet e dyta për shitjen e makinave elektrike me 12% të totalit, ndërsa e treta qëndron Suedia me 6%.
Përkundër kësaj tendence, Kina ka vetëm 2.2. /Albeu