Norvegjia ndalon me ligj synetinë

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 13:11 | Nga

Partia e Progresit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar të Norvegjisë, ka votuar në favor të një ligji i cili i ndalon synetit rituale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçe, vetëm një ditë pasi Komiteti Mjedisor i Parlamentit belg votoi për t’i ndaluar therjet rituale.

Ithtarët e këtij projektligji në Norvegji, i cili u diskutua gjatë një takimi nacional të partisë këtë fundjavë, pohojnë se syneti shkakton dëmtim mendor dhe fizik te fëmijëve si dhe përbën shkelje serioze të të drejtave të fëmijëve.

Partia e Progresit është partia e tretë më e madhe në Norvegji, me 29 ulëse nga 169 sa ka Parlamenti i Norvegjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme