Norwich ka shënuar fitoren e dytë sezonale në Premierligë, pasi mposhtën Southamptonin me rezultat të ngushtë 2:1.
Ishin mysafirët që kaluan në epërsi të parët përmes Adams në minutën e katërt, shkruan Gazeta Express.
Por e shpejtë ishte kundërpërgjigjja e vendasve që barazuan tre minuta më vonë përmes Pukkit.
Goli i fitores për Norwichin erdhi në minutën e 70-të kur shënoi Hanley.
Rashica luajti 90 minuta në këtë ndeshje, kurse Armando Broja hyri në fushë në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Norwich shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e parafundit/
Në anën tjetër, Southampton mbetet i 13-ti me 14 pikë.