Notat e lojtarëve, Spezia 2-3 Juventus: Chiesa më i miri në fushë

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 3-2 në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Moise Kean, Federico Chiesa dhe Matthijs de Ligt i shënuan golat për Juven, ndërsa Emmanuel Quartsin Gyasi dhe Janis Antiste i shënuan golat për vendasit.

Më i miri në këtë ndeshje ishte Chiesa që u vlerësua me notën 8.7.

Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt po ashtu u vlerësuan lartë në këtë ndeshje.

Simone Bastoni i Spezias ishte më i dobët në fushë me notën 6.1.

Notat e lojtarëve të Spezia dhe Juventus

Të ngjashme