Nottingham Forest bën transferimin e 22-të këtë verë

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Nottingham Forest ka bërë nënshkrimin e 22-të të verës duke sjellë mbrojtësin e djathtë Serge Aurier, i cili i nënshtrohet miratimit të vizave.

Kapiteni i Bregut të Fildishtë mund t’i bashkohet klubit të City Ground pas mbylljes së afatit kalimtar pasi kontrata e tij me Villarrealin kishte skaduar.

Aurier kaloi katër vjet në Tottenham pasi mbërriti nga Paris St-Germain për rreth 23 milionë funte në gusht të vitit 2017, shkruan Gazeta Express.

Ai u largua nga Spurs pasi kontrata e tij u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë në vitin 2021.

Aurier ishte pjesë e skuadrës së Tottenhamit që arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, ku humbi nga Liverpool.

Ai bëri 24 paraqitje për Villarrealin sezonin e kaluar, duke përfshirë pesë në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme