“Nuk më befasoi goli i dytë i Shaqirit, ai bën gola të tillë çdo ditë në stërvitje”

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 08:55 | Nga

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt me rezultat 0-2, që erdhi fal dy super golave nga Xherdan Shaqiri.

Tekniku anglez ka thënë se nuk ndihet aspak i befasuar nga cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe se besonte te fitorja.

“Fitoret radhazi janë gjithmonë të mirëpritura në Ligën Premier, pasi kjo është një gjë e vështirë për ta bërë. Isha i bindur se ndaj Hull Cityt ishte një mundësi e mirë për ne të arkëtonin tre pikët e radhës”.

“Goli i parë ishte absolutisht fantastik, kurse te i dyti isha më pak i befasuar pasi të jem i sinqertë kam parë gola të tillë nga ai çdo ditë në stërvitje”, ka thënë Huhges. /Telegrafi/

Të ngjashme