Nuk e deshi asnjë skuadër, Wilshere po stërvitet me Arsenalin për të luajtur në Amerikë

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Jack Wilshere vazhdon të jetë pa skuadër.

Ai në një intervistë për talkSPORT është shprehur u hapur për të luajtur në Amerikë.

29-vjeçari, që nuk dëshirohet nga asnjë skuadër, po stërvitet me Arsenalin për të ruajtur formën.

“Do të doja të shkoja jashtë vendit. Natyrisht që do të doja të luaja në Premierligë gjithashtu, por dua të luaj edhe jashtë vendit. Do të stërvitem me Arsenalin deri në fund të janarit, MLS nis parasezonin në janar”. 

Të ngjashme