Nicolo Zaniolos është dëmtuar dhe kjo ka bërë që Roma të futet në këtë afat kalimtar, duke i bërë ofertë edhe Adnan Januzajt.
Shqiptari 24-vjeçari aktivizohet në të dy krahët e sulmit dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Sociedadin.
Lojtari është një nga të preferuarit e romakëve, por gara për shërbimet e tij nuk është e lehtë.
Mundo Deportivo shkruan se Januzaj ka edhe tre oferta të tjera përveç Romës, pasi për lojtarin e kombëtares belge interesohen edhe dy skuadra të tjerë të Serie A dhe një nga Liga Premier.
Januzaj nuk është aktivizuar shumë këtë sezon me ekipin bask dhe largimi nga kampionati spanjoll është i mundshëm, teksa e ardhmja e tij është e ndarë mes Italisë dhe Anglisë.
Dier – Januzaj (Getty Images)
Januzaj më parë ka luajtur edhe për Manchester United dhe Borussia Dortmund.