Noizy më në fund solli projektin e tij të shumëpritur nën titullin “100 kile”, projekt të cilin e kishte promovuar prej kohësh nëpër koncerte dhe rrjete sociale.
Disa artistë të njohur në vend si Dafina e Ledri kanë thënë fjalët më të mira për këtë projekt të ri, por një pjesë e mirë e dëgjuesve nuk e kanë pëlqyer. Duke u nisur nga komentet e shumta në rrjetet sociale, ka reaguar vetë Noizy.
Ai ka postuar një video në Instagram e bashkangjitur saj ka shkruar:
“Kërkojmë ndjesë. Disa njerëz në moshë që komentojnë: Ua, çfarë kënge pa lidhje! Noizy s’bën këngë “Despacito”. E bardha a jeshile?”