Tea është rikthyer në vëmendje me lëvizjen e fundit duke rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në aplikacionin e Për’puthen.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Beartit, i cili është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur”, duke paralajmëruar se do zbulojë disa të vërteta.
“Nuk e prisja që më shet për 3,99 euro. Po meqënëse pate dëshirë ta bësh publike çdo histori i ka dy anë. Faji gjithmonë mbetet jetim.
Tani as unë nuk dua të qëndroj i heshtu dhe do tregoj pjesën time ‘Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time.
Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çfarë të flas. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua.
Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu”, shprehet Bearti.