Nuk gjenden mbetje mortore në kampusin e UP-së, gërmimet vazhdojnë nesër

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 14:58 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë ndërprerë gërmime në kampusin e Universitetit të Prishtinës ku dyshohet për varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit, raporton Ekonomia Online.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.

“Jemi në përfundim të ditës se parë të gërmimeve, gërmimet do vazhdojnë edhe nesër në zbatim të urdhëresës se lëshuar nga prokuroja e Prokurorisë Speciale të Kosovës në adresim të informatave te adresuara”.

“Në bazë të punës qe është realizuar sot, janë hapur tri kanale. Dy kanalet e para janë ne gjatë prej 20 metra pastaj tjetra ne gjatësi prej 10 metra”, tha ai

“Ne kuptimin e rezultateve nuk është hasur ne mbetje mortore deri më tani dhe sigurisht presim te punojmë edhe nesër në pjesën tjetër të lokacionit në bazë të informatave”, tha Gara

Ai tha se gërmimet në pikën tjetër ku dyshohet për varrezë masive të shqiptarëve të vrarë do të fillojnë nesër në mëngjes.

Gërxhaliu ditë më parë kishte konfirmuar për EO fillimin e gërmimeve.

Gërmimet po bëhen urdhëresë të prokurores Hajdari në një lokacion afër vendit ku ka pasur gërmime edhe para 3 vitesh.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/prokurorja-hajdari-nje-dyshimtar-ka-treguar-se-ne-pjesen-ku-po-germohet-jane-varrosur-njerez-gjate-luftes/

Të ngjashme