Numër i madh i veturave, qytetarë që nuk ruajnë distancë shihen nëpër rrugët e Prishtinës.
Rrugët e kryeqytetit, ngjasojnë si shumë të hëna të tjera, kur Kosova e as bota nuk po përballej me pandeminë globale, Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po bën thirrje vazhdimisht që të qëndrohet në shtëpi, ka njoftuar se është mbyllur sheshi kryesor në mënyrë që askush të mos kalojë dhe të frekuentoj atë, gjatë kësaj kohe.
Edhe rruga që përshkon këto sheshe është bllokuar me shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të mblidhen dhe të ecin lirshëm.
Mëngjesin e sotëm ka pasur edhe oficerë policorë të cilët kanë qenë të pranishëm.