“Nuk ia kanë idenë”, Trump flet për planet e tij ndaj Iranit

Prishtinë | 19 Qer 2025 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump është kundërpërgjigjur ndaj raportimeve të gazetës “Wall Street Journal” se ai ka miratuar planet për të sulmuar Iranit, por që po shtyn dhënien e urdhrit përfundimtar.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan thotë: “Wall Street Journal nuk ka ide se cilat janë mendimet e mia në lidhje me Iranin!”

CBS gjatë ditës raportoi se Trump u përmbajt nga nisja e sulmeve në rast se Irani pranon të braktisë programin e saj bërthamor.

Të ngjashme