Nuk iu bind policisë dhe sulmoi zyrtarët, prangoset i dyshuari në Skenderaj

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Skenderaj, pasi dyshohet se nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht ata.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

Si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Të ngjashme