Nuk ka asnjë aventurë “patriotike” në veri që ua mbulon dështimet në pjesët e tjera të Kosovës

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar situatën e rënduar në të gjitha fushat në Kosovë, ku fajin kryesor sipas tij e ka Qeveria Kurti.

Zogaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se “aventurat ‘patriotike’ ne veri nuk mund t’i mbulojnë dështimet në pjesët tjera të Kosovës”.

E gjitha kjo vije pasi ministri Sveçla gjatë ditës së sotme tha se “për herë të parë që nga paslufta, nisën patrullimet në Liqenin e Ujmanit”.

Zogaj ka përmendur edhe situatën me shkolla, ku nxënësit tash e 7 ditë nuk kanë filluar mësimin për shkak të grevës.

“Shkoni edhe ne klasa me nje femije te marrur peng dhe dilni ne foto te buzeqeshur, por greven ne arsim e keni qe 15 dite rresht. Inskenoni ckado, por ama qindra e mijera femije te Kosoves nuk shkojne ne shkolle qe 7 dite”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Ju beni filma ne Ujman, merrni edhe drona me vete, i kemi pare edhe me heret keto aventura.

Shkoni edhe ne klasa me nje femije te marrur peng dhe dilni ne foto te buzeqeshur, por greven ne arsim e keni qe 15 dite rresht.

Inskenoni ckado, por ama qindra e mijera femije te Kosoves nuk shkojne ne shkolle qe 7 dite.

Nuk ka asnje aventure “patriotike” ne veri qe ua mbulon deshtimet ne pjeset tjera te Kosoves.

Të ngjashme