“Nuk ka dorëzim”, protesta e nacionalistëve serbë në kufirin me Kosovën në Jarinjë

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit serbë janë mbledhur në pikën kufitarë më Kosovën në Jarinjë, disa prej tyre janë të maskuar, e duke brohorit e kënduar këngë nacionaliste.

Në njërën nga fotot shihen protestuesit duke e djegur një pankartë, ku shkruante “Marrëveshjet e Brukselit”, ndërsa në një tjetër shihet në hartën e Kosovës me një mbishkrim që shkruante “Nuk ka dorëzim”.

Policia serbe ka krijuar një kodron në afërsi të kufirit, duke mos lejuar protestuesit që të kalojnë në anën e Kosovës.

Ndërkaq, në këtë pikë kufitare KFOR-i ka shtuar trupat.

Të ngjashme