Në mungesë të kuorumit, vazhdimi i punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës, është shtyrë për të hënën në orën 10:00.
Si pika të rendit të ditës, që kanë mbetur për t’u shqyrtuar janë shqyrtimi i raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, si dhe shqyrtimi i propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.