Kryetari i Prishtinës, njëherit kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka shkruar në një postim në Facebook se nuk ka më maska e as vija të kuqe të rrejshme.
” Zgjidhja është e qartë, e zgjedhja është e juaja.Levizja Vetëvendosje ështe mjet për të realizuar qëllimet tona e që janë zhvillimi, barazia dhe rendi.Të gjitha këto thjeshtë për një jetë më të mirë me dinjitet”, ka shkruar ai me rastin e nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.