Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore, Lancet ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit.
Studiuesit kanë pranuar se konsumimi mesatar mund të ndihmojë kundër sëmundjeve të zemrës, mirëpo i njëjti ka gjetur se rreziku nga kanceri dhe sëmundje tjera tejkalojnë “të mirat” e konsumimit.
Një autor i studimit ka thënë se të gjeturat janë shumë të rëndësishme për të shkak të një vargu faktorësh që janë marrë parasysh.
Studimi, që ka shikuar për nivelin e konsumimit të alkoolit dhe efekteve në shëndet, ka përfshirë 195 shtete, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar nga viti 1990 deri më 2016.
Duke analizuar të dhënat e moshave nga 15 deri në 95 vjeç, hetuesit kanë krahasuar personat që nuk kanë konsumuar alkool asnjëherë në krahasim me ata që kanë konsumuar një pije në ditë.
Ata më pas kanë gjetur se nga 100,000 jopërdorues, 914 do të përballeshin me ndonjë problem të lidhur me alkoolin siç është kanceri apo ndonjë plagë.
Mirëpo katër njerëz më shumë se sa lista paraprake do të prekeshin nga këto sëmundje nëse konsumojnë një pije në ditë, duke rritur rrezikun për 0.5 përqind.
Për personat që konsumojnë dy pije alkoolike në ditë, rreziku i përballjes me sëmundje rritet për 7 përqind, derisa për konsumuesit e pesë pijeve të tilla, rreziku rritet në 37 përqind.
Udhëheqësi i studimit, Max Griswold, ka thënë se pavarësisht që studimet paraprake i kanë gjetur disa masa parandaluese në pirjen e alkoolit, një sasi tejet e vogël e konsumimit të tij tani duket se shton mundësitë për sëmundje.
“Lidhja e fortë në mes të konsumimit të alkoolit dhe rrezikut për kancer, plagosje dhe sëmundje infektuese tejkalon masat parandaluese për sëmundje të zemrës në studimin tonë”, është shprehur ai.
“Megjithqë rreziqet për shëndet të lidhura me konsumim të alkoolit në fillim janë të vogla, ato rriten shumë shpejt teksa njerëzit e konsumojnë më shumë”, ka thënë ai.