Gjatë përgatitjes së takimit të liderëve evropian në të mërkurën në mbrëmje në Bruksel, presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, deklaroj se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshje me kryeministren britanike Theresa May.
Tusk tha se “ Do t’i kërkojë kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, përpara samitit për “propozime konkrete” se si ta thyejnë bllokadën e negociatave.
Ai tha se “Ka ende vullnet dhe vendosmëri nga të dyja palët, por May duhet të sjellë fakte të reja në tryezën e negociatave”.
Bisedimet e fundit midis Michael Barnier kryenegociator i BE-së për Brexit, dhe Dominic Raab, sekretar i Brexit i Mbretërisë së Bashkuar, janë ndërprerë për shkak të propozimit të BE-së mbi kufirin irlandez, kjo pasi që e para e ekzekutivit nuk e sheh Irlandën jashtë tregut britanik,shkruan euronews, përcjellë Klan Kosova.
Simon Usherwood, nga skedari i Brexit “The Uk in a Changing Europe”, beson se një marrëveshje nga parlamenti britanik vështirë se do të aprovohej.
“ Disa marrëveshje teknike janë të mundshme midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Përpjekjet e qeverisë britanike do të vazhdojnë të pengohen nga brenda”.
E para e ekzekutivit është nën kërcënimin e vazhdueshëm të rebelimit nga anëtarët e partisë së saj Konservatore dhe nga Partia e Bashkimit Demokratik në Irlandë të Veriut.
Ka më pak se gjashtë muaj prej datës kur Britania planifikon të dalë nga BE.
Data e daljes është 29 Mars 2019.