Projektligji nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar u votua për herë të katërt, për shkak të gabimeve teknike.
Në sallë ishin të pranishëm 82 deputetë. Votuan 79 deputetë: 79 për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Pra, ky projektligj nuk kaloi, raporton Ekonomia Online.
Për Projektligjin për gjykatat votuan 76 deputetë: 48 për, 26 kundër, 2 abstenime. Kuvendi miratoi në parim Projektligjin.
Në shqyrtimin e parë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës votuan 78 deputetë: 74 për, 3 kundër, 1 abstenim. Kuvendi miratoi këtë projektligj.
Për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës votuan 78 deputetë: 74 për, 4 kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji u miratua.