Kur realizohet një set shtatzënie, ndryshohen vendet, veshja, skena…Nuk ka ndodhur ndryshe me setin e Zaimina Vasjarit.
Pasi pamë fotot profesionale të saj me xhinse dhe të brendshme Calvin Klein, një ndër to me partnerin që e publikonte për herë të parë, modelja sot na ka treguar një tjetër foto nga ky set.
Këtë herë ka një veshje më romantike, edhe pse vazhdon të jetë shumë joshëse siç di të jetë vetëm ajo.
Ka veshur një body dhe sipër tij një veshje të tyltë, që e bëjnë më të ëmbël dhe më të butë figurën. Ndërsa në duar mban këpucët e vogla të vajzës.
Tani mendojmë dhe më fort se më parë, që ky set do të vazhdojë me foto dhe veshje të reja dhe ndërkohë të gjithë dëshirojmë ndonjë foto të re me babain e vajzës.