Deklarimi i kryeministrit Kurti, i cili e mbron ministren Hajdari dhe tre te burgosurit për korrupsion, duke e hedhur fajin tek prokuroria, nuk është thjesht propagandë qeveritare për me fsheh dështimin dhe korrupsionin në Qeveri. Është dimension i frikshëm që tregon qëllimin e vërtetë të këtij kryeministri – Kosovën ta sundojë me pushtet totalitar.
Perpjekja e deshtuar e Kurtit per ta kontrolluar sistemin e drejtesise, ka bere qe ai te kaloje ne dimension tjeter te veprimit: pushtetin gjyqesor ta shpalle te pavleshem, rrjedhimisht, cdo aktakuze qe vjen ne drejtim te qeveritareve te tij te tingelloje si lufte ndaj qeverise perparimtare.
Te tilla veprime ka bere Hitleri ne Gjermani me mediat. Nuk i ka kapur, as nuk i ka blere, por i ka denigurar deri me piken qe para gjermaneve cdo raportim i tyre nuk eshte marre fare ne konsiderate, ose eshte pare si veprimtari anti – kombetare.
Kurti kete e ka bere dhe po e ben me mediat. Eshte duke e bere edhe me Pushtetin Gjyqesor. Te verteten e vetme e zoteron vec kryeministri dhe ai e jep ne forme kumti para popullit. Fajin nga pafajesia e ndan perseri kryeministri, nuk ka nevoje per gjykata. Ne Kore te Veriut i besojne vec gjykimit te shokut Kim. Ne Shqiperi te verteten e ka ditur vec shoku Enver. Ne Kosove gjykimim e drejte dhe te verteten e din vec shoku Albin.
Armiqte e jashtem dhe te brendshem jane rreziku permanent i cdo regjimi totalitar. Sigurisht edhe te Kurtit sot. Evropa dhe Amerika nga jashte, dhe Prokuroria e mediat nga brenda, jane armiqte e perbetuar qe po mundohen ta ndalin rroten e progresit qe shoku Albin e ka nisur.