Nuk mbulohet dielli me shoshë, kjo është një prej ndërmarrjeve më kriminale viteve të fundit

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 21:06 | Nga Leonard Kerquki

Tashmë është e qartë se buxheti i qytetarëve është dëmtuar për rreth 1 milion euro nga një prej ndërmarrjeve më kriminale të ndodhuara viteve të fundit me rezervat shtetërore.

Një biznesmen, jashtëzakonisht i afërt me kryeministrin Kurti, pa asnjë post zyrtar e as kompetencë ligjore, ka ndikuar dhe ka organizuar blerjen e produkteve esenciale për rezervat shtetërore. Dhe këtë tashmë ai e ka pranuar përmes avokatit te tij. Ministrja Rozeta Hajdari, sipas tij, e ka “lutur” atë që t’i ndihmojë ta porosisë mallin.

Kosova ka paguar mbi 600 mije euro (ajo çka dihet deri me tash), kurse malli nuk ka ardhur.

Kryeministri Kurti, në vend që të dalë e t’i përkrahë hetimet, ai mbrëmë përmes një videoje pështyu mbi prokurorë, gjyqtarë e media që ia zbuluan këtë skandal.

Besoj tash ky skandal mundet m’u mbulu me naj aksion ne Veri. Ama zor, nuk ndalet dielli me shoshë.

Natën e mirë dhe gjitha të mirat, qysh po thotë Kurti.

Të ngjashme