Nuk mund të përfundonte shfaqjen në Miami për shkak të motit të stuhishëm, Lady Gaga mes lotësh rrëfen ngjarjen

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Shfaqja e fundit e Lady Gagas në kuadër të “Chromatica Ball Tour” nuk përfundoi ashtu siç ajo shpresonte.

Të shtunën mbrëma (17 shtator), artistja 36-vjeçare ishte në mes të shfaqjes së saj të fundit në Miami, Florida, kur u detyrua ta përfundonte herët shfaqjen e saj.

Për shkak të motit të stuhishëm dhe vetëtimave, Gagas iu desh të përfundonte koncertin përpara se të interpretonte të gjitha këngët.

Pas përfundimit të shfaqjes, Lady bëri disa postime emocionuese në Instagram për të përshkruar ngjarjen.

“Më vjen keq që nuk munda ta përfundoja shfaqjen ishte shumë e rrezikshme që rrufeja ishte e paparashikueshme dhe ndryshonte moment pas momenti, ju dua”, tha ajo.

“Shikoni, për vite me radhë disa prej jush më kanë quajtur ‘nënë përbindësh’, në zemrën time e dija se ishte më mirë të ju mbaja të sigurt”, shtoi ajo artistja së bashku me një selfie ndërsa ishte ende me grimin dhe kostumin e saj të shfaqjes.

“Faleminderit që besuat në mua. Ky ishte turneu më i madh i jetës sime dhe unë do ta vlerësoj këtë moment përgjithmonë – u desh shumë kohë që të shërohesha, por e bëra”.

“Mendoj se disi e dija se do të ndodhte ky moment dhe jam shumë mirënjohës për ju, balerinët e mi, grupin tim të gjithë ekuipazhit të gjithë familjes dhe miqve të mi. Siguria e para. Ju dua”.

Gaga ndau gjithashtu një video në lidhje me përfundimin e kësaj shfaqjeje të fundit.

“Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami, por nuk ia dolëm sepse, edhe kur shiu ndaloi, kishte rrufe që goditi deri në tokë aq afër nesh”, vazhdoi Gaga mes lotësh. 

Të ngjashme