Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë bien gjatë natës dhe përgjatë ditës së premtë, kohëpaskohe deri pasdite. Lokalisht ka gjasa të paraqiten deri mbrëmjen e së premtës, njofton Prishtina Weather.
Orëve të pasdites në pjesë të vendit nuk mungojnë as intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 14C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 18C e 19C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga lindja 3-7m/s.
Përmirësim i motit parashihet në fundjavë, ku do të ketë më shumë kthjellime e diell. Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell na përcjell përgjatë ditës së hënë, e të martën, gradualisht vransirat pritet të përfshinë vendin deri në mbrëmje, me mundësi për ndonjë rigë shiu të shfaqet në pjesë perëndimore të vendit. Temperaturat shënojnë rritje deri në 22C e 23C gjatë fundajvës, e deri të martën mund të kapin vlera prej 25C.