Filmi “Nuk na mbetet veçse të fitojmë”, me regji të Javier Fesser, i cili po shquhet edhe për nivelin e lartë të të ardhurave, është kandidati i Spanjës në prag të çmimeve Oscar për filmin më të mirë të huaj.
I xhiruar krejtësisht me aktorë jo profesionistë dhe me “handikapatë” realë, filmi tenton të normalizojë situata të padrejta, për të cilat nuk jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm.
Marco është trajner i një skuadre profesioniste basketbolli të nivelit të lartë. I kapur i dehur nën drejtimin e skuadrës, merr një dënim me interes të përgjithshëm publik.
Me urdhër të gjykatësit, Marcos i duhet të organizojë një skuadër basketbolli të përbërë nga persona me mangësi mendore. Ajo që nisi si dënim, transformohet në një leksion jete mbi paragjykimet në lidhje me normalitetin.
Ironik, argëtues, por gjithmonë i respektueshëm, “Nuk na mbetet veçse të fitojmë” është një film pa censura dhe gjithashtu pa zbukurime, që kërkon të paraqesë “Handikapatinë e parë nga vetë sytë e handikapatëve. Siç shpjegon Javier Fesser, një leksion i vogël etike.
“Në shoqërinë tonë shumë shpesh ndodhin gjëra të pahijshme për shkak të injorancës, frikës, ose edhe vetëm prej një njohjeje sipërfaqësore. Një ndër padrejtësitë e mëdha të shkaktuara nga injoranca, është pikërisht trajtimi i keq që i bëhet disa njerëzve, për shkak të frikës nga dallimet që ata kanë prej njerëzve që ne i quajmë “normalë”. Mendoj se ky film jep mjaftueshëm udhëzime se si të sillemi me njerëzit që për nga dallimet që kanë, shpesh i diskriminojmë”, tha regjisori Javier Fesser.