Një femër është arrestuar pasi ka sulmuar një zyrtar policor, i cili e kishte ndaluar për shkak të mos posedimit të maskës për mbrojtje ndaj virusit COVID-19.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00, në Prishtinë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mos posedim të maskës mbrojtëse ndaj virusit COVID-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.