Moszbatimi i masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Pejë të mbyll dy lokale.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
“Po janë mbyllur dy lokale pasi që kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të Qeverisë”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, edhe pse jemi në festa të fundvitit, qytetaret dhe operatoret ekonomikë duhet të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.