Ekonomia Online
FUNDIT

Nuk respektuan masat kundër Covid-19, mbyllen dy lokale në Pejë

Nuk respektuan masat kundër Covid-19, mbyllen dy lokale në Pejë

Moszbatimi i masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Pejë të mbyll dy lokale. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi. “Po janë mbyllur dy lokale pasi që kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e […]

Moszbatimi i masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Pejë të mbyll dy lokale.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Po janë mbyllur dy lokale pasi që kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të  Qeverisë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, edhe pse jemi në festa të fundvitit, qytetaret dhe operatoret ekonomikë duhet të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.

Të ngjashme