Nuk do të ketë rikuperim, Neymar nuk do të luajë ndaj Real Madridit

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 08:43 | Nga

Edhe pse ende duhet të pritet që të kemi vendimin final për Neymar, PSG vazon të mendojë vetëm për ndeshjen me Real Madridin.

Por sipas babait të lojtarit Neymar Sr, sulmuesi do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë.

Gjithmonë sipas babait të tij, ai nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen me Real Madridin që zhvillohet të enjten e ardhshme.

“PSG e di që nuk mund të llogarisë në Neymarin për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, ka thënë Neymar Sr për ESPN Brazil.

“Nuk ka opsion tjetër. Jemi duke pritur që të flasim me PSG për ta zgjidhur situatën”.

“Nuk është vendim për Neymarin, ai nuk do ta merr këtë vendim. Ai nuk është mjek, as unë nuk jam”.

“Tani do të vij edhe mjeku i kombëtares së Brazilit dhe së bashku do ta marrim vendimin”.

 

“Do të vendohet të mërkurën (sot). Nuk do të doja të ishte në këtë situatë, por duhet ta bëjmë maksimumin që ai të kthehet në nivelet e tij”.

“Askush nuk mendon që Neymar mund të luajë ndaj Real Madridit me këtë lëndim që ka”, ka thënë Neymar Sr.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme