Punëtorët shëndetësorë kanë paralajmëruar se do të hynë në grevë të enjten nëse Qeverisa e Kosovës, nuk kalon Ligjin për Paga.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla tash e sa kohë i ka bërë kërkese Qeverisë Kurti që të miratoj Ligjit për Paga por që hasi në “vesh” të shurdhur. Sipas tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte personi kyç i cili po e neglizhonte këtë proces të kaloj.
Nga dita e enjte do të nisin masat më të ashpëra nga mjekët kosovar pas neglizhencës së qeverisë Kurti.
Mjekë në tërë Kosovë do të bojkotojnë punë duke hyrë në greva tetë orëshe, derisa qeveria të reflektoj.
Kështu ka konfirmuar për Gazeten Insajderi, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla.
“Të enjten do të mbajmë një greva tetë orëshe në tërë Kosovës, deri atëherë presim ftesë nga kryeministrit dhe ministrit Svecla për Lagjinë e Pagave, përndryshe ne do të vazhdojmë me grevë”, tha Syla.
Ndonëse, nga Kurti nuk u kontaktuan asnjëherë për të folur rreth kërkesave të mjekëve, Syla shtoi se të hënën përsëri do t’i dërgoj kërkesë për kontakt kryeministrit.
I pyetur nëse mendon se do të shkel Ligjin me mbajtjen e grevës në kohë pandemie.
Në përgjigjen e tij, Syla tha se kur partitë pulitke mbajtën tubime me nga 3 mijë veta në kohë pandemia, nuk e konsideroj shkelje të ligjit nga ana jone për mbajtje të grevës.
“Nëse partitë e kanë shkelur Ligjin në kohë pandemi ka mbajte tubime me nga 2- 3 mijë veta, absolut nuk konsideroj që na jemi duke e shkelur Ligjin”, tha më tej Syla për Insajderin.
Punëtorët shëndetësorë më 8 nëntor kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për implementimin e Ligjit për Paga.
Ata kanë hedhur mantilat e tyre pranë objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të pakënaqësive të tyre në lidhje me mosimplementimin e Ligjit të Pagave.
Syla ishte shprehur se vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti 122 mjekë kanë lëshuar vendin dhe se deri tani kanë ikur edhe qindra infermierë.
“Zoti kryeministër, pas 10 vjetëve pensionohen 1 mijë e 200 specialistë dhe zoti kryeministër po ju pyes juve se kush do ta shërojë këtë populate”, tha Syla.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjeti përkrahjen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe të Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.