Kumbullat kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e dendësisë minerale të kockave.
Gjatë një studimi morën pjesë gra, të cilat u ndanë në dy kategori, ku në kategorinë e parë morën pjesë ato që konsumonin kumbulla rregullisht, ndërsa në të dytën u përfshinë ato që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalcium dhe vitaminë D. Studiuesit arritën në konkluzionin se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë frakturat dhe dobësimin e kockave.Ata rekomanduan ngrënien e dy deri në tri kumbullave në ditë, një sasi që duhet rritur më vonë në 6 deri në 10 kumbulla në ditë. Kumbullat e njoma, por edhe ato të thata janë të sigurta për konsum për të gjitha grupmoshat dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme për të ushqyer dhe mirëmbajtur kockat. Këto fruta kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës