Nuk votohet raporti për plotësimin e bordit të “NP KOSTT”, komisioni nuk pati kuorum

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 17:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike nuk ka arritur të shqyrtoj pikat e parapara, në mungesë të kuorumit, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarja e komisionit për ekonomi Doruntinë Maloku e ndërpreu mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit të komisionit dhe tha së do ta thërras mbledhjen për një ditë tjetër.

“Për hir të korrektësisë sot do të duhej që të votonim raportin e panelit për plotësimin e bordit të NP KOSTT. Meqenëse kolegët nga Vetëvendosje nuk i janë bashkuar mbledhjes ne po e ndërpresim këtu për tu dakorduar për mbledhjen e radhës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme