Deputetet e Kuvendit të Kosovës, pas votimit, nuk arritën të zgjedhin për kryesues të Bordit të Rregullatorit të Energjisë, kjo pasi as këtë raund nuk patë vota të mjaftueshme, raporton Ekonomia Online.
Të propozuar për këtë kryesi ishin Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj, të cilët as në herën e parë të votimin nuk morën votat e nevojshme.
Për këtë pikë të rendit të ditës votuan 79 deputetë, 7 vota ishin të pavlefshme, Bekim Jakupi morri 39 vota ndërsa Petrit Pepaj morri 33 vota.
“Komisionit vlerësues sheh dhe pas votimit konstaton se në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë Bekim Jakupi 39 vota dhe Petrit Pepaj 33 vota dhe konstatojmë që votimi duhet të përsëritet”. tha Hajdar Beqaj