Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Viktoria Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit.
Në takim u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
“Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë, dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi i Kosovës, raporton EO.
Nga ana e tij, Veseli ka theksuar se “mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën evro-atlantike të vendit”.
“Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës”, thuhet në një njoftim të lëshuar pas takimit.