Numër i lartë i gazetarëve të vdekur nga Coronavirusi në Peru

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra gazetarë kanë vdekur nga COVID-19 në Peru që nga fillimi i pandemisë, që shënon numrin më të lartë të punonjësve të mediave që kanë vdekur nga koronavirusi në Amerikën Latine, sipas grupeve të gazetarëve të cilët po monitorojnë të dhëna.

Si në shumë vende, koronavirusi ka goditur shumë sektorë të shoqërisë dhe zona në Peru, duke vrarë dhe sëmurë punonjës të shëndetësisë, mësimdhënës, banorë, të papunë dhe të tjerë. Peruja qëndron në vendet me numrin më të lartë të të vdekurve që kanë qenë gazetarë, megjithatë është e paqartë nëse janë infektuar pas mbulimit të lajmeve për pandeminë apo duke u marrë me tema të tjera.

Të mërkurën, një prift katolik ka mbajtur meshë virtuale për 22 gazetarë, 19 burra dhe tri gra të cilët kishin vdekur, raporton AP.

Të paktën 82 gazetarë në Peru kanë vdekur nga COVID-19 mes 16 marsit, kur Peruja u fut në izolim për shkak të krizës shëndetësore, e 17 gushtit. Shumë prej tyre ishin më shumë se 65-vjeç dhe disa të tjerë ishin të listuar si të pensionuar, transmeton KOHA.

Të ngjashme