Numër rekord i viktimave në Evropë

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Numri i viktimave të koronavirusit në Evropë vazhdon të rritet, kështu që Rusia sot regjistroi numrin më të madh të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë dhe Gjermania, Sllovakia dhe Republika Çeke numrin më të madh të të infektuarve rishtasi, ndërsa Austria vendosi të shtrëngojë kushtet për duke hyrë në vend.

Rusia të mërkurën pati një rekord të ri ditor të vdekjeve nga efektet e Covid-19, plot 1247, derisa 36,626 raste të reja u raportuan në 24 orë, duke përfshirë afro 3,000 në Moskë.

Një numër rekord i infeksioneve të reja në Gjermani

Në Gjermani u vendos sërish një rekord i ri për numrin e infeksioneve të reja në ditë me 52,826 dhe vdiqën 294 persona. Kjo është, sipas Institutit Robert Koch, 13,150 raste më shumë se një javë më parë.

Incidenca shtatë-ditore u rrit në një rekord të lartë prej 319.5.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 294 persona të infektuar me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pasojat e infeksionit u rrit në 98,274.

Sllovakia dhe Republika Çeke

Ministria Sllovake e Shëndetësisë raportoi të mërkurën se 8,342 raste të reja u regjistruan të martën, numri më i lartë i vendit prej 5.5 milion njerëz deri më tani.

Republika Çeke, të martën, raportoi 22,479 raste të reja të koronavirusit, numri më i lartë në vendin me 10.7 milionë që nga fillimi i pandemisë.

Ky kërcim ditor përfaqëson një rritje prej 54 për qind gjatë një jave më parë dhe tejkaloi rekordin e mëparshëm të janarit prej 17,778 infeksionesh në një ditë të vetme.

Të ngjashme