Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.
EkonomiaOnline ka qëndruar të dielën në QNR ku edhe ka mësuar se deri në ora 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë ditës ka thënë se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.
“Sipas të dhënave të pasdites së diele janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar. Procesi i rinumërimit është duke vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar. Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.