Numri i rasteve me Coronavirus në Indi e kalon shifrën 5 milionë

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve me koronavirus në Indi e ka kaluar shifrën e 5 milionëshit të mërkurën, pasi janë regjistruar 90.123 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, njofton agjencia Reuters.

Në total numri i të infektuarve në Indi është 5.020.359.

India është vendi i dytë për nga rastet e infeksionit me koronavirus, pas SHBA-së.

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 1290 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa shifra totale e të vdekurve ka arritur në 82.066.

Me rritjen e numrit të rasteve, kërkesat për oksigjen në Indi janë rritur dukshëm. Spitalet dhe qendrat e kujdesit në Indi janë duke konsumuar deri 2700 ton oksigjen çdo ditë, krahasuar me 750 ton sa konsumonin në prill, sipas të dhënave të asosciacionit të Indisë për furnizim me gaz industrial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme